Rritet për 10 për qind çmimi i energjisë elektrike, falë politikave të këqija të qeverisë dhe jo për shkak të komunave. Ky është qëndrimi i Hristijan Mickoskit. Sipas tij, tenderët në katër sy dhe operimi i papërgjegjshëm në REK Manastirit, janë arsyeja e prodhimit të ulët të energjisë elektrike vendore, që tani do të shkaktojë rritje të re të çmimit. Mickoski i hodhi poshtë si të pasakta akuzat se qytetarët do të duhet të paguajnë fatura më të larta për komunat. Ai pohon se në Shtip, Kumanovë, Ohër dhe Valandovë tashmë ekzistojnë ndërmarrje publike komunale, që kujdesen për ndriçimin e rrugëve, në vend të komunës dhe kjo është në përputhje me ligjet, shkruan Alsat.
“Komunat nuk kanë më para dhe thonë kështu – kemi ndërmarrje publike, ata do të kujdesen për ndriçimin publik, dhe ne do t’i investojmë paratë për projekte që janë në interes të qytetarëve, rrugë, kanalizime, ujësjellës, renovim në kopshte, shkolla, sepse shteti nuk e bën këtë. A është e drejtë – po, a është e ligjshme – po, a është moralisht etike- po. Nëse këto do të prodhonin një teravat orë më shumë, nuk do të kishim problem të tillë. Fatkeqësisht ata po tentojnë t’i grabisin qytetarët, ky është problemi më i madh”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së
Megjithatë, sipas LSDM-së, komunat e menaxhuara nga VMRO-ja kanë bërë keqpërdorime në kurrizin e qytetarëve, kurse termocentralet shtetërore e kanë përballuar mirë krizën energjetike.
“Hristijan Mickoski sot ka pranuar se disa nga komunat e drejtuara nga VMRO-DPMNE kanë bërë keqpërdorime, duke themeluar kompani publike përmes të cilave marrin energji elektrike për ndriçimin e rrugëve nga EVN me çmimin për amvisëri. Mickoski duhet ta dijë se Eelektranat e Maqedonisw prodhon rrymë për qytetarët dhe ekonominë, e jo që kryetarët e saj të bëjnë keqpërdorime me energji elektrike në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM
Ka reaguar edhe Eelektranat e Maqedonisw. Kompania thotë se prodhojnë energji elektrike për amvisëri, jo për komuna. /Alsat.mk