Vait Zhuta – Kolegu Tefik Rika ishte dhe është MODEL i arsimtarit të vërtetë

Tempus fugit
Të premten u pensiunua ,pra shkoi në pension pas një pune serioze 43 vjeçare arsimtari Tefik Rika.Kolegu Tefik ishte dhe është MODEL i arsimtarit të vërtetë.Një arsimtar që di lëndën në detaje.Jeta e tij është matematikë në shkollë,në shtëpi,kudo.Xhepat e mantelit të punës plot shkumësa u zbrazën vetëm kur filloi mësimi në largësi gjatë pandemisë.Edhe gjatë mësimit Online shpesh herë më ftonte mua të ndiqja orën e mësimit që i përgatiste për mrekulli sikur të ishte arsimtar i informatikës.Koha kalon,fluturon dhe dikur duhet të shkëputesh nga mësimi i rregullt në shkollë por Tefiku vazhdon duke i ndihmuar nxënësit dhe studentët nga shtëpia.Atë e gjeni në Facebook,në You tobe ku ka inçizuar orët e mësimit dhe mijëra detyra matematikore.Unë i uroj pension sa më të gjatë si koleg dhe si veleshtar që patëm fat ta kishim në mesin tonë.