Në një komunikatë të LSDM-së thuhet se Qeveria e LSDM-së ka përcaktuar ribalancin e buxhetit për vitin 2022, dhe se në këtë buxhet suplementar është se çdo rialokim i mjeteve synon mbrojtjen më të madhe të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht të kategorive vulnerabël, mbështetje financiare të likuiditetit të kompanive dhe më shumë subvencione për fermerët me qëllim të rritjes së prodhimit ushqimor.
“Buxheti suplementar redukton seriozisht fondet për shpenzime joproduktive në shumën prej 200 milionë euro, para që do të rialokohen për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike botërore. E rëndësishme në këtë buxhet suplementar është se çdo rialokim i mjeteve synon mbrojtjen më të madhe të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht të kategorive vulnerabël, mbështetje financiare të likuiditetit të kompanive dhe më shumë subvencione për fermerët me qëllim të rritjes së prodhimit ushqimor. Ky është një hap i përgjegjshëm në një kohë kur e gjithë bota po përballet me mungesë ushqimi dhe energjie. Mbrojtja dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve është prioritet kryesor për Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja”,
Ata theksojnë se edhe pse kohë e krizës ekonomike u arrit që të rriten pagat minimale në 18,000 denarë, dhe se me Sindikatat u arrit një marrëveshje për një rritje rekord prej 15 për qind të pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve, pasuar nga një periudhë rritjeje pagash në të gjithë sektorët në përputhje me rritjen e pagës minimale
“Edhe në kohë të krizës ekonomike botërore arritëm ta rrisim pagën minimale në 18.000 denarë. Me Sindikatat u arrit një marrëveshje për një rritje rekord prej 15 për qind të pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve, pasuar nga një periudhë rritjeje pagash në të gjithë sektorët në përputhje me rritjen e pagës minimale. Është rënë dakord për një metodologji të re për rritje të përhershme dhe të qëndrueshme të pensioneve, ndërsa rritja e radhës do të realizohet në shtator të këtij viti. Paga mesatare sot është 31.080 denarë, që është realizim i premtimit kyç të LSDM-së për pagë mesatare prej 500 euro. E gjithë kjo është një tregues se ekonomia maqedonase është e qëndrueshme dhe konkurruese dhe e gatshme të përballet me të gjitha sfidat. Ne vazhdojmë të zbatojmë masa dhe politika që përmirësojnë standardin e jetesës dhe në kohë krize ekonomike globale, ofrojnë më shumë para në buxhetet familjare”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.