Analistët e Citigroup parashikojnë se për shkak të rritjes së mprehtë të çmimit të gazit këtë vit, Rusia mund të marrë një rekord prej 100 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze ‘Les Echos’.
Kjo shifër është dy herë më e lartë se vitin e kaluar, kur çmimet ishin “tashmë të larta”.
Ajo nuk merr parasysh të ardhurat nga burimet e tjera të energjisë, si nafta dhe qymyri, shkruan botimi francez.
“Pavarësisht sanksioneve, deklaratave me zë të lartë dhe premtimeve për vendosjen e një embargoje, 27 vendet anëtare të BE i paguajnë Gazprom 200 milionë dollarë në ditë”, tha gazeta, duke cituar llogaritjet e Thierry Bross, një profesor në Institutin e Studimeve Politike të Parisit.
Pavarësisht përpjekjeve të Gazprom-it për të bindur blerësit e BE-së se pagesa për gazin në rubla nuk do të shkelë sanksionet, unioni këmbëngul se nuk ka ndryshuar pozicionin e saj dhe e sheh mekanizmin si shkelje.
Ndërkohë, dhjetë kompani të tjera evropiane kanë hapur llogari në rubla për të paguar gazin rus dhe, sipas kryeministrit italian, importuesi më i madh gjerman i gazit tashmë ka paguar në rubla.
Në fund të marsit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për pagesën e gazit në rubla nga vendet e BE-së.