Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se rreth 771 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, duke e çuar totalin në 1,730 që nga e hëna.
Ministria tha se 80 prej tyre u plagosën dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor po marrin trajtim në spitalet në Novoazovsk dhe Donetsk.
Por pala ukrainase nuk ka dhënë një përditësim për numrin e personave që janë larguar nga Azovstal dhe as për statusin e negociatave për shkëmbimin e tyre me të burgosurit rusë.