Në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit shkollor 2020/2021 e kanë ndjekur mësimin 185 925 nxënës në shkollat fillore.
“Në fund të vitit shkollorë 2020/2021, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 185 925, që paraqet rritje për 0.1% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë. Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollorë 2020/2021 është 71.176, që paraqet rritje për 4.2 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollorë”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Në shkollat fillore nga gjithsej 185 925 nxënës, 60 374 prej tyre e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, 6 852 në gjuhën turke, derisa në gjuhën maqedonase 118 288. Arsimin fillor në vitin shkollor 2020/2021 e kanë mbaruar gjithsej 19 173 nxënës, prej të cilëve 12 199 në gjuhën maqedonase dhe 6 380 në gjuhën shqipe.
Në bazë të suksesit, gjithsej 489 nxënës e kanë përsëritur vitin shkollor në shkollat fillore, shumica prej të cilëve në klasën e gjashtë (161) dhe shtatë (102). Ndërkohë, 70 299 nxënës e kanë mbaruar vitin shkollor shkëlqyeshëm, kurse 64 295 kanë pasur notim me përshkrim.
Në shkollat e mesme kanë qenë të regjistruar 71 176 nxënës në vitin shkollor 2020/2021, 48 718 prej të cilëve e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 19 784 në gjuhën shqipe.