Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.
EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim në Strugë dhe prind të vajzës kanë bërë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union. Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.
Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.