240 mijë vaksina skadojnë për dy javë

Për dy javë rrezikohen tu skadojë afati rreth 240 mijë vaksinave anti kovid. Megjithëse prodhuesit lejojnë që disa lloje të vaksinave tu vazhdohet afati për tre muaj, fati i këtyre qindra mijërave vaksinave tani më është në prag të shkatërrimit, pasi “MALMED” kishte vazhduar njëherë afatin, duke u bazuar në protokollet e rrepta të mbajtjes të ngrira në -90 gradë celsius.

 “Aktualisht në dispozicion ka 380 mijë vaksina, të cilat kanë afat të skadencës deri në fund të muajit tetor. Por, kemi një sasi prej 240 mijë vaksinave, të cilat janë në skadim e sipër deri në fund të muajit maj. Ato do të procedohen me marrjen e lejes nga Agjencia e barnave Malmed do të asgjësohen në deponi”,  Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë

 Përderisa depot janë përplot me doza vaksinash, interesimi i qytetarëve është shumë i ulët për tu imunizuar. Pikat e vaksinimit funksionojnë tani më vetëm me një turn, ndërsa dozën e parë e marrin vetëm ata që ju duhet për udhëtime apo për mbajtje të detyrueshme të punës. Edhe pse pa asnjë termin, qytetarët hezitojnë të marrin një dozë të tretë. Kurse nga ana tjetër, terminë nuk ka të mjaftueshëm për sëmundjet e shkaktuar post-kovid. Ministri Sali tha se do të bëjnë një reformë në sistemin “Termini im” në mënyrë që të përmbushin nevojat e shumta të pacientëve për mjekim.

 “Ne e kemi idenë që brenda muajit të hapen të gjitha terminët dhe mjekët amë të japin udhëzimet sipas emergjencës që e kanë pacientët dhe besojmë se do të jetë më funksionale sepse në të kaluarën ndodhte që mjeku për shkaqe të ndryshme nuk është prezent dhe terminët anuloheshin për muajin tjetër. Në këtë rast ambulanta dihet ku do drejtohet pacienti, por nuk do të dihet cili mjek do ta pranoj në momentin e caktuar për hire të funksionalizimit më të madh të sistemit”, tha  Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vazhdon fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të imunizohen kundër virusit korona, nga që rreziku për një valë të re në vjeshtë ende vazhdon.