Tefik Rika, arsimtari i matematikës dhe njëri ndër njerëzit më të respektuar të Strugës


Tefik Rika është një nga mësimdhënësit e matematikës nga Struga që ka një energji të paparë edhe pse tashmë i duhen edhe disa muaj deri në pensionim, deviza e tij është- “Matematika, është gjuha që flasin të gjitha shkencat ekzakte”,sepse asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencërisht i vërtetë nëse nuk provohet matematikisht .Pasioni i tij për matematikën është lehtë i verifikueshëm mjafton të shihni profilin e tij në “Facebook” ku postimet më të shumta kanë të bëjnë me zgjidhjen e detyrave matematikore dhe jo me promovimin e drekave dhe darkave, që shum shpesh jemi mësuar ti shohim në rrjetet sociale nga një kategori e të punësuarëve në arsim.
Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë,ku përherë përpiqesh të japësh maksimumin për të mirën e nxënësve nis rrëfimin për strugalajm.com, Tefik Rika i cili prej 15 shtatorit të vitit 1978 është angazhuar në SH.F.,,ZINI HANI”- Veleshtë,me një përvojë pune prej 43 vitesh.”Gjatë gjithë këtyre viteve jam përkushtuar punës time profesionale,në ngritjen e cilësisë në proçesin edukativo-arsimorë në të mire të nxënësve.Gjatë, këtyre viteve, kemi mar pjesë në gara të ndryshme si në nivel komunal ,në gara republikane dhe ato mbarëkombëtare,ku kemi aritur rezultate të konsiderueshme”,thekson ai.
Rika, kur pyetet për arsimin sot, të thotë se arsimi në vite ka ndryshuar shumë,sidomos me eksperimentimin që bëhet me ndyshimin e planprogrameve (për shembull sipas plan-programit të KEMBRIXHIT-nxënësit nuk kanë kontinuitet me planprogramet e shkollave të mesme).Planet nga lënda e

Matematikës, para Kembrixhit, kanë qenë më cilësore .Tani në tekstet e Matematikës, vëren se tema të njëjta, përsëriten në klasët e 6,7,8 dhe në të 9-tën ,nënvizon ai.”Sot, shumë pak nxënës, zgjedhin të studiojnë lëndën e Matematikës, si lëndë bazike.Arsyet janë të shumta:pasi në të njëjtin nivel vlerësohet Matematika, si lëndët Arsim qyterar, shkathtësi për jetë, e tjerë ,me një fjalë nuk i është dhënë vendi i duhur si dhe vlerësimi i duhur.Sot, edhe ato pakë student që mbarojnë Matematikën, ikin jashtë vendit-pasi këtu nuk i vlersojnë për meritat që kanë “shton ai.
Gjatë pandemisë, mësimi u zhvillua online,ku një pjesë e madhe e mësimdhënësve asën në pengesa,pasi që nuk e zotonin mjaftueshëm teknologjinë ,dikush mund të ishte profesionistë shumë i mirë, por në këtë drejtim, dështoi nga mosnjohja e teknologjisë.Tefik Rika në këtë drejtim ishte i pregaditur dhe u vlerësua nga Byroja Për Zhvillimin e Arsimit të Maqedonisë me certifikata për kontributin e tij në kohë pandemie sepse shumë video prezantime mësimore të tija u përfshinë në portalin ku nxënësit mund të t’i ndiqnin leksionet mësimore . “Për këtë kontribut timin nga ana e BYROS PËR ZHVILLIM TË ARSIMIT të Republikës të Maqedonisë së Veriut u vlersova me 44 —ÇERTIFIKATA për kontributin tim në kohë pandemie.Edhe pse në moshë falë njohurive të mija në teknologji,nxënësve gjatë tër vitit shkollor mësimet ua paraqitja me pezantim PoëerPoint dhe të njëjtat I paraqitja si video prezantim në facebook dhe youtube që edhe pas orëve të rregullta të mund të përcjellin mësimin në çdo kohë” thekson ai.

Shkolla e Veleshtës, për Tefik Rikën është shumë e rëndësishme sepse është një cerdhe nga ku kanë dalur profesionistë dhe personalitetet që kanë kontribuar jo vetëm në Strugë apo Maqedoni por në mbar-hapësirën shqiptare.Rika përfundon këtë rrëfim me strugalajm me shpresën që migrimi të ndalet sepse shkollat rrezikojnë të mbeten pa nxënës dhe në drejtim sjell Veleshtën.Kur ai ka filluar punën në Shkollën “Zini Hani” ka patur 1200 nxënës ndërsa sot kjo cerdhe arsimore i ka dicka më tepër se 300 nxënës.”Për 4-dkada i punësuar në Sh.F.,,ZINI HANI”-Veleshtë ku akoma gjendem në punë, pas disa muaj do pensionohem mund të them se kam kaluar shumë mire.Shkolla e Veleshtës dallohet për kah cilësia ka patur dhe ka nxënës shumë të mire,të cilët në vazhdimësi kanë kryer fakultete të ndryshëm.Nga bangat e kësaj shkolle kanë dale kuadro të profileve të ndryshëm si mjek,ekonomistë arkitektë,inzhinjerë,mësimdhënës të profileve të ndryshëm.Jamë krenar që tash gati gjysma e kolektivit kanë qenë nxënës të mijë.Në fund diçka na brengos se kur jamë punësuar unë shkolla ka patur mbi 1200 nxënës e sot numri ka rënë shumë diçka më tepër se 300 nxënës ka tash. Shpresojmë që nxënësit mos na largohen pasi e ardhmja e kombit janë ata” përfundon rrëfimin Tefik Rika.