ÇDO PERIUDHË E JETËS, E KA LEZETIN E VET!

ÇDO PERIUDHË E JETËS, E KA LEZETIN E VET!
Vitet janë ireverzibile,lëvizin vetëm përpara! Fëmijëria,rinia,pjekuria dhe pleqëria janë faza të jetës që për fat të keq disa njerëz nuk mbërijnë ti gëzojnë! Pensionimi është hyrja në domenin e fundit të jetës, por jo edhe fundi i jetës! Është periudhë kur njeriu lirohet prej obligimeve zyrtare, jetën e organizon sipas agjendës personale,pa i dhën llogari dikujt! Aftësia për punë nuk është konstante, zgjatja e karierës është ngarkesë e tepërt, kurse ndërimi i gjeneratave proces i pashmangshëm biologjik dhe social! Ora biologjike kalon,kur vjen koha për pensionim secili duhet me kënaqsi ta pranoj që mos “fosilizohet”në organizatën ku punon! Kur personi pensionohet duhet ti kuptoj disa gjëra, se:

  1. Menjëherë do të zëvendësohet,
  2. Nuk do ti mungoj askujt,
  3. Do ta kujtojnë me rastin e përvjetorit të organizatës me ndonjë mirënjohje ose faleminderim për kontributin e dhën,
  4. Gjeneratat e reja as që e kanë idenë se kush ka qen personi në fjalë, ndërsa kolegët më të moshuar do ta kujtojnë me ndonjë thënje ose gjest të tij,
  5. Nëse ka qen udhëheqës (drejtor ose shef) as mos e mendoj se për kontributin e tij do ti japin lëvdata nostalgjike me fjalë afirmative,
  6. Autoriteti do ti përgjysmohet dhe shok më të mirë do ta ketë vetëveten,
  7. Nëse ka qen funksionar i lartë (kryetar komune ,deputet ose ministër) në kalldrëmën e qytetit do të shkel si qytetar i thjeshtë pa nderime dhe respekt që edhe më shumë do ta kompleksojnë,atëherë do ta kuptoj se qytetarët e kanë respektuar nga interesi,
  8. Shokët dhe miqët do ti reduktohen në numër simbolik,
  9. Në aktivitetet shoqërore nuk do të jetë i dëshiruar,
  10. Tema më e preferuar do ti bëhet shëndeti dhe sëmundjet që e shqetësojnë, pensioni i ulët dhe sa shumë ka punuar në pjesën aktive të jetës së tij , sa shumë kontribut ka dhën për shoqërinë … etj
    Këto janë procese normale që individi fillon ti vërejë kur i përfundon mandati punues kur do ta fitoj ndjenjën se organizata ku ka punuar bëhet ambient i huaj!
    Nëse njeriu jeton në harmoni me moshën kalendarike,ai do ta ketë forcën mbi veten e tij , jetën do ta organizoj pa komplekse, kurse lumturin do ta arrijë edhe me gjërat e imta! Çdo periudhë e jetës e ka lezetin e vet!

Prof.Muhamet Borova