I dëbuar nga punaAi ishte një i ri i me krahë të fuqishëm dhe plot energji. Punonte gjithë ditën në një punishte dërrasash, ku kaloi vitet më të bukura të jetës, pasi ishte shumë i dhënë pas këtij profesioni. Punët e rënda i kishin pëlqyer gjithmonë, i dukej sikur i sfidon ato trungje të trashë e të gjatë teksa ia vendoste në sharrë dhe i shndërronte në dërrasa të përmasave të ndryshme.Tashmë kishte mbushur dyzet vjeç dhe energjitë dukej sikur nuk i shteronin. Në këtë punishte kishte fituar dhe emër, pasi punonte me seriozitet që prej kushedi sa vitesh. Por… një ditë befasohet nga pronari i cili i përcjell një vendim për ta dëbuar nga puna. Asnjë arsye dhe asnjë mundësi për ta rishikuar këtë vendim. Thjesht i duhej të largohej dhe as kokën nuk bënte ta kthejë pas.Në ato çaste, i riu ynë doli në rrugë pa ditur ku të shkojë. Çdo ëndërr dhe shpresë që kishte pasur për të ardhmen iu zbeh. Në mendje i vinin vitet e punës, ku i gjithë mundi i i atyre viteve kishte vajtur dëm. Ndjeu keqardhje të thellë dhe demoralizim. I dukej sikur e kishte përpirë toka dhe zhytej në thellësitë e saj të frikshme dhe të errëta. Sapo i ishte mbyllur dera e vetme e cila i garantonte jetesën. Ideja se ai dhe bashkëshortja e tij sapo e kishin humbur burimin e vetëm të jetesës i dukej sikur e mbyste.Nuk dinte ç’të bëjë!!!Vajti në shtëpi dhe i tregoi të shoqes gjithçka që kishte ngjarë. E shoqja e pyeti: Po tani, ç’të bëjmë?!Ai u përgjigj:”Do të marr kredi dhe shtëpinë ku jetojmë do e lë si garanci. Pastaj, me kredinë do të filloj të merrem me ndërtim.”Menjëherë filloi në realizimin e projektit të tij, i cili pati si frut të parë përfundimin e dy shtëpive të vogla. Projekti filloi të zgjerohej dhe bashkë me të dhe të ardhurat. Ai filloi të njihej si ekspert në ndërtimin e shtëpive të vogla. Vetëm brenda pesë viteve, ai arriti të bëhej milioner. Emri i tij është Uallace Jonhnson, pronari i rrjetit të hoteleve “Holiday in”. Ai ka ndërtuar një numër të madh hotelesh dhe spitalesh në mbarë botën.Vetë ai tregon në kujtimet e tij:”Nëse do e dija ku jeton pronari i punishtes i cili më përzuri nga puna, do të shkoja ta falënderoja përzemërsisht për atë që më bëri. Sigurisht, asokohe u lëndova shumë nga fakti që më kishte dëbuar nga puna dhe nuk e kuptoja përse Zoti kishte lejuar që diçka e tillë të ndodhte. Tashmë, e kuptoj urtësinë e Zotit. Ai më mbylli në derë, për të më hapur një rrugë të gjerë jetese, për mua dhe familjen time.”Asnjëherë mos mendo se një dështim në jetë, është fundi yt. Thjesht mendohu mirë dhe filloja sërish! S’ka përse të vdesim nga mërzia, pasi jeta na ofron çdo ditë shanse të reja!