Vetëm në prill Amerika shtoi mbi 420 mijë vende të reja pune

Punëdhënësit amerikanë shtuan 428,000 vende pune në prill, njësoj si në mars, sipas Byrosë së Statistikave të Punës atje.

Ishte muaji i 16-të radhazi i rritjes së vendeve të punës dhe muaji i 12-të radhazi që u shtuan më shumë se 400,000 vende pune. Disa muaj më herët, numri i vendeve të reja të punës në muaj kalonte një milionëshin.

Muajin e kaluar, shumica e pozicioneve u shtuan në industrinë e kohës së lirë dhe mikpritjes. Prodhimi, transporti dhe magazinimi shtuan gjithashtu një numër të konsiderueshëm vendesh pune.

Teksa bizneset janë në kërkim të punëtorëve, ata vazhdojnë të rrisin pagat për të tërhequr staf. Fitimet mesatare për orë u rritën në 31.85 dollarë. Pagat janë rritur vazhdimisht që nga qershori 2020.

Para pandemisë, ekonomia amerikane po shtonte mesatarisht më pak se 200,000 vende pune gjatë administratës Trump.