Qeveria: Ramazan Bajrami na bën thirrje që të përballemi me sfidat dhe të vazhdojmë së bashku në parimet e respektit dhe solidaritetit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka uruar besimtarët islamë me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajramit.

“Ramazan Bajrami është festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore që forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet. Në këto kushte, Ramazan Bajrami na bën thirrje që të përballemi me sfidat dhe në parimet e respektit dhe solidaritetit të vazhdojmë së bashku në rrugën që kemi zgjedhur, të bashkuar. Qoftë i bekuar dhe i gëzuar festa e Ramazan Bajramit”, thuhet në urimin nga Qeveria.