Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e 01.05/02.05.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup në bashkëveprim me Njësitin e Policisë Interevemuese pranë SPB Shkup janë kryer kontrollime në objekte gastronomike në rajonin e Shkupit.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjithsej 19 persona.
“Ata dyshohen për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Te Z.D. (39) nga Manastiri, V.K.(33) nga Struga, I.T. (21) dhe M.B.(19) nga Kumanova, B.E. (37), E.B.(24) dhe M.H.(25 nga Kosova, V.C.(50), G.C.(47) dhe L.M.(18) nga Shkupi është gjetur marihuanë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat.