Miliarderi i Microsoft, Bill Gates ka paralajmëruar se ekziston një rrezik ‘mbi pesë për qind’ që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë Covid. Manjati i teknologjisë dhe filantropisti tha se nuk donte të dukej pesimist por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant ‘edhe më transmetues dhe akoma më fatal’. Ai tha se rreziku që kjo të ndodhë është ‘mbi pesë për qind’ dhe do të thotë se bota duhet të shohë akoma më të keqen e pandemisë. Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme. Gates tha për FT:
Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një pesimist por është shumë më e lartë se një rrezik prej 5 për qind që kjo pandemi, të mos e kemi parë as më të keqen.
Fauci says coronavirus is ‘worst nightmare’
Covid-19 ka vrarë rreth 6.2 milionë njerëz në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit.