Ndërsa lufta vazhdon të përshkallëzohet, rritet gjithashtu edhe rreziku i një lufte bërthamore.
Të dyja vendet nuk ka gjasa të tërhiqen nga lufta, por sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme ruse, Ukraina dhe Rusia duhet të minimizojnë rreziqet e një lufte bërthamore.
Vladimir Yermakov tha se çdo konflikt i armatosur midis fuqive bërthamore duhet të parandalohet.
Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen e armëve bërthamore, shtoi se të gjitha fuqitë bërthamore duhet t’i përmbahen logjikës së përcaktuar në dokumentet zyrtare që synojnë parandalimin e luftës bërthamore.
“Rusia po e zbaton këtë llogjikë,” tha ai.