Sot (24.04.2022) në Sh. f ” Hillary Clinton” në komunën e Kamzës, u zhvillua turneu ndërkombëtar në karate “Kamza Open 2022” me pjesëmarrjen e 37 klubeve, me mbi 400 sportistë, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Greqia dhe Bosnja. Në këtë turne, Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me 4 sportistë, duke fituar, 4 medalje, nga të cilat dy ari, një të argjentë dhe një të bronztë. Me medalje ari u stolis Hamza Zylali në kategorinë e juniorëve +76kg. Ai deri te medalja e arit, arriti duke fituar 3 kundërshtarët e tij. Për sportistin e klubit tonë, Hamza Zylali, këto turne janë, një test i mirë, për të arritur formën e mirë sportive, para kampionatit Evropian, në muajin qershor. Me medalje ari, u stolis edhe Zana Xheladini, në kategorinë e senioreve +68kg, por këtë radhë, nuk pati konkurencë. Me medalje të argjentë, u stolis Loriana Ramo në kategorinë e senioreve -61kg. Ndërsa me medalje të bronztë, u stolis Drini Hajredini, në kategorinë kadet -63 kg.
Në këtë eveniment sportiv, ku nderuan me prezencën e tyre edhe shumë personalitete nga jeta politike dhe sportive të Shqipërisë, nuk mungoj edhe kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV Alim Hajredini, i cili nga organizatori i turneut z. Luftar Kurti, u nderua me një plaketë nderi.