Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka fituar mandatin e dytë, tregojnë të dhënat e para të projeksioneve, pas mbylljes së qendrave të votimit në orën tetë.
Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave, raporton France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos.
Rivalja e tij e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41.8 për qind të votave të balotazhit në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë.
Liderë të BE-së si presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e kanë uruar Macronin për fitoren.Marine Le Pen shprehu mirënjohjen për njerëzit që e votuan.
“Këtë Francë shumë të harruar, ne nuk e harrojmë”.