Nga LSDM thonë se aktgjykimet për rastin “Parcelat në Vodno” janë një tjetër konfirmim i asaj që qytetarët, opinioni maqedonas, të gjithë e dinë shumë mirë se VMRO-DPMNE është parti kriminale.
Bosi i Mickoskit, krimineli i arratisur Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vjet burg. Pasuria e tij u konfiskua sepse ai e fitoi atë në mënyrë të paligjshme, pastroi para dhe u pasurua ilegalisht përmes skemave kriminale të Belizes.
“Ky turp kriminal i dëshmuar dhe i konfirmuar për VMRO-DPMNE-në dhe Hristijan Mickoski, është i madh. Së pari, sepse në periudhën kur janë kryer këto krime, në vitin 2015, Mickoski ka qenë këshilltar i Nikolla Gruevskit. Dhe më pas, Mickoski u bë Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së. Në rastin “Parcelat në Vodno”, i arratisuri Nikolla Gruevski praktikisht ka grabitur VMRO-DPMNE-në” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.