Pagat janë rritur për 6.8% për një vit, ja ku janë të ardhurat më të ulëta

Nga 16 deri në mbi 80 mijë denarë. Këto janë paga neto më e ulët dhe më e lartë e paguar në muajin shkurt të këtij viti, shkruan Alsat.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se shuma mesatare e pranuar nga punëtorët në Maqedoni është 29 839 denarë.

Raporti statistikor tregon se sipas sektorëve punonjësit në industrinë përpunuese janë më pak të paguarit.

Punëtorët që prodhojnë veshje dhe ushqim në fabrika fitojnë nga 18 deri në pak më shumë se 23 mijë denarë në muaj.

Pagat neto më të ulëta në shkurt 2022

Prodhim lëkure 18 000 denarë

 Prodhim të rrobave 19 670 denarë

 Prodhimi i duhanit 22 000 denarë

 Prodhimi i ushqimit 22 000 denarë

Të dhënat e mëposhtme tregojnë se një numër i madh punonjësish si në sektorin real ashtu edhe në atë publik janë larg pagës mesatare. Në fushën e mirëmbajtjes së mjedisit punonjësit marrin 18 mijë pagë mujore. Kujdesi social dhe punonjësit në sektorin e turizmit pak më shumë se 22, transport dhe tregti mbi 23 mijë.

Pagat neto në shkurt

Kujdesi social 22 200 denarë

Agjencitë turistike 22 600 den

Transporti tokësor 23 500 denarë

Tregti me pakicë 24 500 denarë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga në shkurt të këtij viti është rritur për 6,8 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e çmimeve me pakicë, jo vetëm të ushqimeve, por edhe të produkteve dhe shërbimeve të tjera që qytetarët prokurojnë çdo ditë, nuk ndalet.

Në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, ushqimet dhe pijet janë më të shtrenjta për gati 12 për qind.