Çfarë është sadakatu-l-fitr?
Sadekatu-l-fitr është vaxhib, një obligim fetar i cili obligon çdo musliman qoftë agjërues ose jo që të japë sasinë e caktuar.
Dhënia e sadakatu-l-fitrit lidhet me mbajtësin e familjes dhe kryhet sipas mundësive të tij pasurore.
Kur dhe ku kryhet obligimi sadakatu-l-fitra?
Obligimi i sadakatu-l-fitrit kryhet ekskluzivisht gjatë Ramazanit, ai mund të jepet nga fillimi i tij deri para namazit të Bajramit.
Nxjerrja e vitrave pas namazit të Bajramit trajtohet si një sadaka e zakonshme. Obligimi i sadakatu-l-fitrit kryhet në xhematin në të cilin jeton dhe bën pjesë personi. Në rast nevoje, gjegjësisht pamundësisë së pagesës në vendin ku jeton, lejohet autorizimi i tjetrin për kryerjen e detyrimit dhe për të paguar sadakatu-l-fitrin në vendin ku jeton i autorizuari, por të respektohet sasia sipas tarifës së tij.
Kujt i jepet sadakatu-l-fitri?
Sadakat-l-fitri i takon një personi që është musliman dhe bën pjesë në njërën nga tetë kategoritë e përmendura në ajetin e 60-të të sures Et-Tevbe. Pra, marrësit e sadakatul-fitrit janë të njëjtat kategori të shoqërisë të cilave u jepet zekati. Kështu, sipas qëndrimit të medhhebit hanefi, rregullat që vlejnë për zekatin zbatohen edhe për sa i përket sadakatul fitrit!
Çmimi nga 150 denarë deri në 400 denarë për çdo person.
Allahu jua pranoftë agjërimin!