Mbi 5 milion refugjat e kanë lëshuar Ukrainën

Në orën 11 ka skaduar afati të cilin Rusia ua dha forcave ukrainase të Mariupolit të ulin armët dhe të dorëzohen. Nuk ka asnjë indikacion se kjo ka ndodhur.

Shtabi i përgjithshëm i luftës në Ukrainë bën të ditur se Rusia po vazhdon të kryejë ofensiva në vende të ndryshme në lindje, ndërsa forcat e saj hetojnë për pika të dobëta në linjat ukrainase.

Presidenti Volodimir Zenelsnki vazhdon t’i bëjë thirrje perëndimit të dërgojë artileri ushtarake për të mundur pushtuesin rus.

“Nëse do të kishim qasje në të gjitha armët që na nevojiten, të cilat i kanë partnerët tanë dhe të cilat janë të krahasueshme me armët e përdorura nga Federata Ruse, tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë, do të kishim rivendosur paqen dhe do të kishim çliruar territorin tonë nga pushtuesit. Sepse epërsia e ushtrisë ukrainase në taktikë dhe mençuri është mjaft e dukshme”, tha Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit, presidenti Volodimir Zelenski tha se situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit “mbetet e pandryshuar” me fatin e panjohur të dhjetëra mijëra banorëve. Ukraina thotë se ka rënë dakord me Rusinë për një korridor humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Kolona do të lëvizë nga Mariupoli në drejtim të Manhushit dhe më pas përmes qytetit të Berdyansk të kontrolluar nga Rusia, do të shkojë drejt qytetit të Zaporizhzhia të kontrolluar nga ukrainasit, ndonëse për shkak të situatës së vështirë, mund të ketë ndryshime gjatë rrugës.

“Unë, personalisht, nuk besoj në asnjë besim apo fjalë nga Rusia dhe jam absolutisht i sigurt se ata nuk do ta mbajnë fjalën e tyre. Pra, do të ishte mirë nëse do të lejonin qytetarët civilë të largohen nga territori i Azovstalit ose të largohu nga qyteti, por nuk e lejuan këtë për 50 ditë, pse ta lejojnë këtë tani?”, u shpreh Sergii Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit.

UNHCR-ja ka bërë të ditur se më shumë se 5 milion banorë e kanë lëshuar Ukrainën që nga fillimi i sulmeve ruse. gjithashtu 12.5 milionë të tjerë kenë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë lëvizur brenda vendit. Kjo qendër në Varshavë të Polonisë është një ndër pikat e para ku ata vendoset.

“Ne qajmë, të gjithë kemi ndjenjën se nuk kemi më shtëpi. Nuk dihet se ku të shkojmë, çfarë të bëjmë, ku të vrapojmë. Kjo është shumë e frikshme”, theksoi Viktoriya Savyichkina, refugjate nga Mariupol.

Presidenti i Këshilli Europian Charles Michel, ka udhëtuar drejt Kievit mëngjesin e sotëm. Ai udhëtoi me tren dhe u prit atje nga zv/kryeministrja e Ukrainës, Olga Stefanishyna. Michel do të takohet me presidentin Zelenskiy.