Regjistrohen 18 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë (MSH) bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 684 testime dhe janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19. Nga numri total i pozitivëve (18), është regjistruar 1 riinfeksion.

Nga MSH informojnë se janë regjistruar 231 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve aktive është 826.