Kinë: Regjistrohen 26.155 raste të reja me Kovid, 1.364 më shumë se një ditë më parë

Në Kinë gjatë ditës së djeshme janë raportuar 26.155 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 3.529 janë simptomatike, ndërsa 22.626 janë asimptomatike, kumtoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Një ditë më parë, kishte 24,791 raste të reja – 3,896 infeksione simptomatike dhe 20,895 infeksione asimptomatike, të cilat Kina i numëron veçmas.

Shumica e rasteve janë në Shangai, i cili aktualisht është qendra e epidemisë aktuale kineze.

Qyteti me 25 milionë banorë raportoi 21,582 raste asimptomatike të shtunën, që është 19,923 më shumë se një ditë më parë dhe 3,238 raste simptomatike.