Lajmi fundit: SASHK do të ndërpres grevën

Në mbledhjen e sotme, siç mëson ekskluzivisht Alsat, këshilli i SASHK-ut ka vendos të ndërpres grevën dhe mësimdhënësit të kthehen në shkolla.

Sipas burimeve jozyrtare të Alsat, vendimjn e këtillë të SASHK duhet ta mbështesin edhe kryetarët e njesive rajonale të SASHK-ut.

Megjithatë ende nuk dihet se cila është marrëveshja mes përfaqësuesve të SASHK-ut dhe Qeverisë.

Mësimdhënësit kanë kërkuar rritje të pagës prej 18.4% ndërsa, Alsat mëson se Qeveria ka ofruar rritje prej 10%.

SASHK do të mbaj konferencë për shtyp në ora 16.00 ku pritet të njoftoj për vendimin.