Rusia: Kievi do të jetë shënjestër e sulmeve ditët e ardhshme

Ministria e Mbrojtjes në Rusi, ka bërë një njoftim ditën e sotme ku bën me dije se ka kryer sulm me raketa në shënjestër të kryeqytetit të Ukrainës dhe se këto sulme do të intensifikohen në forma hakmarrjeje për sulmet që pretendohet se Ukraina ka bërë në kufi të Rusisë.

Në njoftim thuhet se raketat e saj të lundrimit me bazë detare goditën një fabrikë në qytet gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve.

Si rezultat i këtij sulmi ministria e mbrojtjes ruse njofton se mjetet e uzinës për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve, u shkatërruan.

Ditën e djeshme Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse dhe për vënien e zjarrit në një fshat në rus që ndodhej në kufi me Ukrainën.