Kosova dhe Maqedonia do të bashkëpunojnë për mbrojtje e siguri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska.

Ministrat kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Mehaj ka thënë se me këtë memorandum synojmë të bashkërendojmë dhe sinkronizojmë kornizën ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, ka shkruar Mehaj në Facebook.