Putin: Do të vazhdoj Iuftën në Ukrainë derisa të përmbush qëllimet

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria e tij nuk do të ndalet në Ukrainë, derisa të arrijë qëllimet.
Në një paraqitje të rrallë publike në Vostochny Cosmodrome, Putin tha se “operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa të përmbushen qëllimet që janë vënë më herët”.

Madje Putin lërë që nuk po pendohet për pushtimin dhe ekzekutimin e shumë civilë ukrainas nga ana e ushtrisë ruse, por ai po pretendon se fushata e Rusisë po shkon sipas planit dhe se nuk ka lëvizur shpejtë për shkak se ka dashur të minimizoj humbjet.

Presidenti rus thotë se propozimet e palës ukrainase gjatë bisedimeve me palën ruse në Stamboll, kanë rezultuar me këtë që sot kemi, pra duke mos i lënë zgjedhje tjetër Moskës – përveç se të vazhdojë ofensivën.

Kujtojmë që ushtria e Vladimir Putinit ka kryer GJEN0ClD mbi civilët ukrainas në Bucha dhe qytete tjera të Ukrainës, ku nuk kursyer askush – pasi VlKTlMAT janë të moshës 5 e deri në 80-vjeç.