Në fjalët përfundimtare për rastin Parcela në Vodno Prokurorja Lile Stefanova, kërkoi dënim maksimal me burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe konfiskim të pasurisë.
“I akuzuari gjatë gjithë kohës si kryeministër dhe kryetar i partisë politike, e cila ka qenë në pushtet për më shumë se 10 vjet, ka përdorur pozicionin e tij për të fshehur pasurinë dhe deri në fund, deri në mbarim të kësaj procedure, e ka bërë këtë”, – tha Lile Stefanova, prokurore.
Një gjë e tillë u kundërshtua nga avokati i Gruevskit, sipas të cilit prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme.
“Nga të gjitha provat që janë paraqitur në këtë procedurë, nga prokuroria dhe mbrojtja, materiale dhe verbale, mund të konstatojmë se kemi lëndë të bazuar në shumë supozime, pista të filmuara, por jo prova serioze mbi të cilat gjykata mund të bazojë vendimin për rast kaq serioz”, Petar Timovski, avokat i Gruevskit.
Dënim të lartë u kërkua edhe për ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov. Ndërkaq, për biznesmenët Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq u kërkua burgim në minimumin ligjor ndërsa për Risto Novaçevskin ka kërkuar dënim me kusht.