Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me datë 08.04.2022 në Gjevgjeli janë kapur 16 kilogramë drogë të tipit marihuanë në vlerë të 50 mijë eurove, përcjell TV21. Si rrjedhojë, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona, ndërsa droga si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.
“Është konfiskuar marihuanë e paketuar në 20 pako polietileni të vendosura në 2 çanta, ndërsa me datë 11.04.2022 pas dhënies së provave materiale është ndaluar T.P. (30) nga Vallandova dhe J.R.(31 ) nga Gjevgjelia, pas çka janë sekuestruar dy automjete dhe disa telefona celularë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.