Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.669 teste dhe janë regjistruar 149 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 77
• Manastir – 16
• Prilep dhe Kavadar – nga 9
• Dellçevë – 6
• Gostivar, Ohër dhe Resnje – nga 4
• Tetovë dhe Kërçovë – nga 3
• Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 2
• Strugë , Sveti Nikollë , Radovish, Valandovë , Vinicë dhe Demir Kapijë – nga 1.
Nga numri total i rasteve pozitive (149), janë regjistruar 20 riinfeksione.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve ( 4 ), janë regjistruar te të gjithë sëmundje shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një humbje jete nga Shkupi (88 vjeç), i cili ka humbur jetën në spital.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë raportuar gjithashtu 3 humbje jete nga: Shtipi ( 1 ), Kërçova ( 1 ) dhe Gjevgjelia ( 1 ), të moshës nga 73 deri në 81 vjeç. Personat e raportuar kanë humbur jetën në periudhën prej 01.04.2022 deri më 02.04.2022. Nga personat e raportuar, 2 kanë humbur jetën në shtëpi, ndërsa një person në spital.
223 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 126
• Manastir – 25
• Prilep dhe Ohër – nga 16
• Kavadar – 9
• Dellçevë dhe Kumanovë – nga 5
• Krushevë – 4
• Resnje , Strumicë dhe Strugë – nga 3
• Vinicë – 2
• Gostivar, Tetovë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Veles dhe Kratovë – nga 1.
Janë kryer 2.669 teste përmes: ISHP-164, QSHP Shkup-84, QSHP Manastir-62, QSHP Prilep-9, QSHP Tetovë-15, QSHP Kumanovë-30, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me Alergologji-5, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-62, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -64, Avicena -56, Biotek-75, Sistina-33, Laboratoria Laor -57, Sinlab-23, Remedika-19, Plodnost-24, Genea-25, Nikob Lab-210, VFV Medikal-31, Eli Medika Plus-23, Royal Medika-10, Spektra-MM-5, Rapid Lab-11 , Zhan Mitrev Strumicë -5, Nova Lab Diagnostika-12, Ramus-13.
ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 1.542.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.981.494 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 307.654, numri i të shëruarve është 297.059, numri i atyre që humbën jetën është 9.244 dhe numri i rasteve aktive është 1.351.