Masakra e radhës, Rusia godet me raketa stacionin e trenit në Ukrainë, dhjetëra të vrarë

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, tha kreu i sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, në kanalin e tij zyrtar në Telegram të premten.

Siç raporton The Kyiv Independent, duke cituar guvernatorin e rajonit të Donteskut, Pavlo Kyrylenko, nga ky sulm kanë vdekur 30 njerëz dhe janë plagosur më shumë se 100.

Mijëra veta ishin në stacion në kohën kur ranë raketat, derisa banorët ishin duke u evakuuar nga eskalimi në lindje të vendit.