Qeveria: Me masa direkte antikrizë i zbusim goditjet e çmimeve për qytetarët

Qeveria po ndërmerr një sërë masash dhe aktivitetesh që duhet të jenë mbështetje dhe ndihmë për qytetarët përballë krizës ekonomike me të cilën po përballet bota, Evropa dhe vendi ynë dhe është një nga krizat më të mëdha që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, theksojnë në kumtesë nga pres shërbimi qeveritar.

Për t’u zvogëluar goditja mbi standardin jetësor, theksojnë, Qeveria tashmë ka intervenuar me rritje të pagës minimale dhe sigurimin e ndihmës direkte për pensionistët dhe familjet më të rrezikuara sociale.

“Rritja e pagës minimale, me shumën e re prej 18 mijë denarë tashmë po paguhet dhe mbulon 80 mijë punëtorë në sektorin privat dhe shtetëror. Sot, dy paga minimale mund të mbulojnë një shportë konsumatore, ndryshe nga më parë kur nevojiteshin 4.25 paga minimale. Shporta sindikale e konsumatorit për muajin mars është 36.768 denarë dhe është rritur për 1.000 denarë nga fillimi i vitit, por kjo shumë mbulohet me 1.000 denarë shtesë në muaj për pensionistët që do të paguhen në tre muajt e ardhshëm si ndihmë shtesë për familjet më të rrezikuara”, theksojnë nga Qeveria.

Ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, siç shtojnë ata, sigurojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pensioneve duke aplikuar metodologjinë e re, sipas së cilës pensionistët do të kenë rritjen më të lartë historikisht të pensioneve në shtator. Për kategoritë më të rrezikuara për produkte ushqimore bazë janë paraparë 1.000 denarë për 3 muaj për 35.000 shfrytëzues, përkatësisht 105 milionë denarë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Qeveria vazhdon me ndjekjen e krizës ekonomike dhe të intervenojë me masa dhe mbështetje me të cilat do ta lehtësojë jetën e qytetarëve në kushte të shpenzimeve të rritura”, citohet në kumtesë.