Publikohet lista e vendeve që kundërshtuan pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

93 vende votuan pro pezullimit të Rusisë, 24 vende kundër, ndërsa 58 vende abstenuan.

Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA-të, vendet e BE-së, Britania e Madhe dhe vetë Ukraina.

Kina, Siria, Bjellorusia, Kuba, Zimbabve etj ishin mes vendeve që votuan kundër mocionit. Ndërkohë India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan.

Më poshtë lista e plot e vendeve që votuan pro, kundër dhe abstenuan për pezullimin e Rusisë.