Bojan Jovanovski “Boki-13”, sot është dënuar me 9 vite burg për rastin “Lidhja Ndërkombëtar”. Jovanovski u dënuar për “mashtrim dhe larje parash”.
“Ai është fajtor sepse ka kryer vepër penale mashtrim dhe larje parash”, tha gjyqtarja Sofçe Gavrilovska.
E akuzuara Jasna Ercegoviq është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Frosina Remenski është shpallur e pafajshme.
“Prokurori publik nuk ka vërtetuar se e akuzuara Remenski ka kryer vepër penale për të cilën është ndjekur”, tha gjyqtari.
E e akuzuara Hristina Blazhevska është dënuar me një vit burg, ndërsa babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski është dënuar me kusht.
Prokuroria pretendoi se në këtë rast dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski janë mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës Evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë gati një milion euro (Micevski në shumën prej 719.905 dhe Amzoski 233.821 euro).