E vërteta
Shpraza thesin për debat,
e më doli një lugat,
më thuaj të vërtetën,
për hir të së vërtetës,
ç’është e vërteta – më tha.
Nisa unë të numëroj,
jo po realitet, jo po sinqeritet,
është drejtësi, është saktësi,
precizitet e, objektivitet e…
Jo ore jo, më tha lugati,
këto që thua janë utopi,
tani kemi mik për fiq,
ç’na duhet e vërteta lakuriq.
Ç’djall e pruri këtë malukat,
ç’të vërtetë ky kërkon,
çfarë t’i thuash nuk beson?!
Mik për fiq çne o lugat?!
E vërteta ka rënë nga fiku,
o njeri i mirë, o lum miku,
bota do ngjyra, do kreativitet,
jo të vërtetën mediokritet.
Gënjeshtra dredh mollaqet e gëzuar,
e vërteta le të presë duke shpresuar.
© Xhemi Hajredini
Strugë, tetor 2019