GLOBALIZIMI DHE EMIGRACIONI! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

GLOBALIZIMI DHE EMIGRACIONI!
Procesi i vendosjes së marrëdhënieve të varshmërisë në nivel botëror e paraqet kuptimin e globalizimit.Ky proces për qytetarët është fillimi dhe shansa më e mire për botën e tyre të re. Bëhet qarkullimi i lire i njerëzve,mallrave, i kapitalit, ideve,bëhet afrimi kulturor i popujve, dhe vende pune për standard dhe ardhmëri të sigurt. Migracioni global është fenomen shoqëror që e shpreh pulsin e formave të organizimit shoqëror. Emigrimi është shprehje e synimeve të njerëzve për jetë më të mire,për mobilitet vertikal si në profesion ashtu edhe në statusin social.Motivet për emigrimin janë perceptimet për pozitë më të mire ekzistenciale te vendet ku imigrohet. Emigrimet kanë ekzistuar në të gjitha epokat,por me globalizimin u bën fenomen botëror. Sot, sipas Marshal Makluanit bota është bër “fshat global”-hapsirë ku teknologjia i hap informacionet në çdo vend dhe për secilin. Njerëzit që kanë informacione dine të gjinden që më leht ta ndërtojnë botën e ëndrave të tyre. Emigrimi dhe imigrimi janë dy procese që e kushtëzojnë njëra tjetrën. E para e mundëson të dytën.Me imigracionin njerëzve u kthehet besimi në aftësit e tyre, sepse vendi ku imigrojnë e krijon atë psikologji dhe bindje individuale.Pozitën e sotme në vendlindje e shohin si domosdoshmëri për të shkuar atje ku dita e nesërme do të jetë fillim i shpresave optimistike.Me emigrimin krijohet imazhi se individi është i zoti ,është i disiplinuar, i ndershëm dhe i aftë të krijoj. Këtë bindje ja mundëson vendi me standarde të larta, i cili e bën entuziast se gjërat e krijuara në mendje mund të bëhen realitet.Aty ku ka ndershmëri,vlera etike, ekonomi dhe atmosferë për lumturi,aty ka edhe progres. Njerëzit nuk emigrojnë sepse janë të lumtur,por bëhen të lumtur sepse kanë emigruar. Nuk duhet të brengosemi nëse njerëzit ndihen të lumtur edhe kur lagjet u boshatisën!.