“Toplik”, 3 vjet e gjashtë muaj burg për ish ministrin Mile Janakieski

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot u shpall aktgjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin i akuzuari i parë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj.

Për rastin në fjalë akuzohen edhe pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Tender Publik, edhe ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.