FJALA – Poezi nga poeti strugan Prof. Xheladin Muça

FJALA

E rëndë plumb
Vret më keq se shpata
Më keq se një gijotinë

Fjala keq më mashtroi
se koha shëron plagë
Fjala ngacmoi plagën e vjetër

Fjala pati thënë
se shpresa vdes e fundit
e vdiqem duke shpresuar!

Fjala dhimbje futi në shpirt
akull ta bëj thash
ëmbël në diell e lash!!!