LSDM: Masat e Qeverisë kanë ulur faturat mujore të qytetarëve për 4.000 denarë

Nga LSDM thonë falë masave që ka marrë Qeveria që udhëhiqet nga kjo parti, faturat mujore të qytetarëve janë ulur për 4.000 denarë. Nga LSDM thonë se masat anti-krizë në vlerë të 400 milion eurove po mbrojnë standardit ekonomik të qytetarëve.

“Kemi ulur TVSH-në për produktet bazë nga pesë në zero për qind. Po të mos ishte ai reduktim, qytetarët do të paguanin mesatarisht 1500 denarë më shumë çdo muaj. Hoqëm detyrimet doganore për importin e ushqimeve bazë. Kemi ulur akcizën për karburantet dhe kemi ulur TVSH-në e energjisë nga 18 në 10%. Pa këtë ulje, çdo qytetar do të kishte paguar 300 denarë më shumë. Nëse nuk do të kishim dhënë subvencionin për prodhimin e energjisë elektrike dhe çmimin e energjisë elektrike, faturat e energjisë elektrike për çdo familje do të ishin më të larta për 2150 denarë në muaj”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.