Në 24 orët e fundit janë regjistruar 300 raste të reja Covid-19, nga 3.000 testime të bëra. Ka vdekur 1 pacient, janë regjistruar 197 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.474, numri i të shëruarve është 295.434, numri i të vdekurve është 9.227 dhe numri i rasteve aktive është 1.813.