FC Struga mposht Rabotniçkin

‼️ Fitore e madhe ndaj Rabotniçkit në Shkup ✅✅✅

🔺 F.C. Struga ka regjistruar një fitore të madhe 3:1 në udhëtim në Shkup ndaj Rabotniçkit, duke bërë që këtë skuadër tashmë ta lëmë pas vetes në renditjen tabelare.
🔺 këtë fitore i dhamë fund serisë prej 3 disfatave të njëpasnjëshme, duke filluar muajin prill me këmbë të mbarë.
🔺 Fitoren e 8-të këtë edicion e paralajmëroi #AbdylhadiJahja, që në minutën e 13-të, kur mjaft mirë u shërbye nga #BunjaminShabani.
🔺 Ky i fundit vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, përmes penaltisë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, të cilët u kundërpërgjigjen në minutën e 61-të, kur shënuan golin e vetëm të këtij takimi.
🔺 Edhe përkundër këtij goli të pësuar skuadra jonë nuk ra psiqikisht, përkundrazi në minutat e mbetura luajti edhe më mirë, duke krijuar disa raste konkrete përmes dyshes Maleski – Jahja.
🔺 Në minutën e 63-të, #Maleski mjaft mirë u shërbye nga Bunjamin Shabani, duke dalë i vetëm para portierit kundërshtarë, i cili në ato momente devijoi topin në rivënie nga këndi, pas së cilës u kanos edhe Jahja, mirëpo portieri i “romantikëve”, Mustafa edhe njëherë tjetër ishte në vendin e duhur.
🔺 Në minutën e 77-të pas një slalomi të vërtetë të Bunjamin Shabanit që nga gjysmëfusha jonë, ky i fundit për mrrekulli asistoi për Abdylhadi Jahjën, i cili nuk ishte i saktë, duke goditur vetëm mbi portë.
🔺 Një top i vjedhur nga Xhobe premtoi shumë në minutën e 79-të, mirëpo nuk përfituam gjë, ndërsa në minutën e 81-të, Abdylhadi Jahja mjaft mirë shërbeu para 5-metërshit të portierit Mustafa, sulmuesin tonë #PaOmarXhobe, i cili nuk fali dhe me kokë shënoi golin e tretë në rrjeëtn e Rabotniçkit.
🔺 Ishte ky goli i fundit i këtij takimi, me të cilin skuadra jonë rrumbullaksoi fitoren 3:1 në Shkup ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë, Rabotniçkit.
🔺 Me fitoren e sotme, skuadra e Struga Trim Lum numëron 33 pikë, duke u renditur në pozitën e 7-të, ndërkohë Rabotniçki me 31 pikë mbetet një pozitë më poshtë se ne.

ForcaStrugaTrimLum 🤍❤️