Themelohet “STRUGA EAGLES”klubi i ri dhe i pari çiklist në Strugë

NJOHTIM

PËR DASHAMIRËT E SPORTIT

Dihet se sporti përbën  pjesë të pandashme të jetës së njeriut. Është aq i përhapur dhe i domosdoshëm, saqë, sot, vështirë se mund të paramendohet jeta pa të. Në komunën e Strugës ekzistojnë klube të ndryshme, që zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive si: futboll, basketboll, volejboll, boks, karate etj. , por, Strugës i ka muguar edhe një aktivitet tjetër sportiv –çiklizmi edhe pse Struga është e mbushur plot e përplot me biçikleta dhe lirisht mund të quhet edhe Qyteti i biçikletave. Kjo dhe arsye tjera, kanë bërë që një grup sportdashës të themelojnë klubin çiklist “STRUGA EAGLES”. 

Ky klub u themelua nga një grup entusiastësh të këtij sporti më datë 5. 9. 2019. Çiklizmi nga dashamirët e këtij sporti është ushtruar që më herët, që në vitin 20015, madje edhe më herët. Disa nga ushtruesit e këtij sporti kanë marrë pjesë në gara Triatlon në vende të ndryshme, si në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe në vende tjera dhe kanë arritur të rradhiten në vende të respektuara. 

Duke pasë parasysh vlerën e këtij sporti, rëndësinë e tij, në veçanti në aspektin shëndetësor, rekreativ, po , pse jo dhe fitimprurës (sidomos për ata që do të jenë pjesëmarrës nëpër gara dhe do të klasifikohen në vende respektive), u vendos që të themelohet klubi “STRUGA EAGLES”. Kjo, që të rinjve struganë t’u hapen perspektiva të reja.

“STRUGA EAGLES” i njohton të gjithë dashamirët e këtij sporti, që të inkuadrohen në kuadër të këtij klubi. 

Ju mirëpresim!

                                                                                                   Kryesia e klubit çiklist “STRUGA EAGLES”