RMV/ 262 raste të reja me Covid-19

Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 2.225 testimeve të kryera kanë rezultuar 262 raste pozitive me kovid-19. Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 326 të infektuar, ndërsa ka humbur jetën një person si pasojë e koronavirusit. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 305.979, i të shëruarve në 294.988, i të vdekurve në 9.221, kurse momentalisht numri i rasteve aktive rezulton në 1.770.