Disa trupa ruse janë larguar nga Kievi. Kjo vjen si një përgjigje ndaj bisedimeve të zhvilluara sot në Turqi, ku Rusia tha se do të ulte drastikisht ofensivën ushtarake në Kiev dhe në Chernihiv.
Tani, një zyrtar amerikan i ka thënë BBC-së se disa forca ruse po largohen nga kryeqyteti ukrainas.
“Po, ne kemi parë se rusët kanë filluar të largohen nga Kievi,” tha zyrtari, i cili po fliste në kushte anonimiteti.
“Por ne kemi pak besim në këtë fazë se kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm ose një tërheqje kuptimplotë. Rusët ende po godasin Kievin me sulme ajrore. Koha do ta tregojë.”