Një total prej 816 civilësh ukrainas janë konfirmuar se janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.
Megjithatë, pasi OKB raporton vetëm numërimin që mund të verifikojë, organizata beson se shifrat janë shumë më shumë sesa numri aktual.
Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra janë vrarë, raporton Guardian, përcjell Klankosova.tv.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit tha se gjithsej 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve. Më shumë se 140 fëmijë janë plagosur.