Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, solli vendim që të vazhdohet masa e ndalimit të eksportit të disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 prill 2022.
Ndalimi i eksportit mbetet për:
– grurin,
– elbin,
– misërin,
– miellin,
-fara luledielli,
-vajrat prej farave të lulediellit.
Nga Qeveria thonë se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.
“Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik”, thonë nga Qeveria.