Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.996 teste dhe janë regjistruar 198 raste të reja me COVID-19.
• Shkup – 120
• Manastir – 15
• Prilep – 11
• Ohër – 7
• Kumanovë dhe Vinicë – nga 6
• Kavadar – 5
• Tetovë , Veles, Shtip dhe Kërçovë – nga 4
• Dibër dhe Kratovë – nga 2
• Gostivar, Strumicë, Koçan, Strugë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Demir Hisar – nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (198), janë regjistruar 31 riinfeksione.
Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve të regjistruar (9), sëmundje shoqëruese janë regjistruar në 8 persona dhe një person është raportuar pa sëmundje shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 humbje jete: dy humbje jete nga Shkupi (70 dhe 92 vjeç) dhe një humbje jete nga Prilepi (73) dhe Manastiri (74). Personat e raportuar kanë humbur jetën në spital.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë raportuar edhe 5 humbje jete nga: Shkupi (2), Tetova (1), Ohri (1) dhe Gjevgjelia (1). Të vdekurit janë të moshës prej 53 deri në 92 vjeçare . Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej 27.02.2022 deri më 02.03.2022. Të gjithë personat e raportuar kanë humbur jetën në shtëpi.
276 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 251
• Kumanovë – 9
• Manastiri – 4
• Kërçovë dhe Resnje – nga 3
• Kratovë – 2
• Tetovë , Shtip, Demir Hisar dhe Radovish – nga 1
Janë kryer 1996 teste përmes:
ISHP-180, QSHP Shkup-112, QSHP Manastir-62, QSHP Prilep-44, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë-52, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me Alergologji -0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-76, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -32, Avicena -67, Biotek-57, Sistina-28, Laboratoria Laor-109, Sinlab-3 , Remedika -1, Plodnost-24, Genea-7, Nikob Lab-172, VFV Medikal-29, Eli Medika Plus-18, Royal Medika-6, Spektra-MM-9, Rapid Lab-6, Zhan Mitrev Strumicë -9 , Nova Lab Diagnostika-1, Ramus-11
ISHP dhe IPSH (test i shpejtë)- gjithsej 881.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.922.182 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 301.491, numri i të shëruarve është 290.254, numri i atyre që humbën jetën është 9.146 dhe numri i rasteve aktive është 2.091.