Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë në Ukrainë sistemet mobile antiajrore STARStreak, njofton DefenseNews. Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace të mërkurën ka deklaruar se qeveria është duke shqyrtuar dërgimin e STARStreak, kurse më vonë ka theksuar se vendimi është sjellur dhe se tani duhet shqyrtuar vetëm mënyrat se si do të dërgohen këto armë në Ukrainë, dhe si do të trajnohen ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre.
“Është me rëndësi kyçe që Ukraina ta ruajë aftësinë për të fluturuar në mënyrë që të mund të shkatërrojë sulmet ajrore ruse”, tha Wallace para deputetëve ën Parlament, duke shtuar se Ukraina ka kërkuar nga qeveria britanike dërgimin e armëve STARStreak.
“Besojmë se kjo armë do të mbeetet në kuadër të definicionit për armë mbrojtëse. Do të ju mundësojmë forcave ukrainase që sa më mirë të mbrojnë qiellin e tyre”, ka shtuar ai.
STARStreak është armë britanike e njohur për shpejtësinë e të cilat godet aeroplanët e armikut. Pas lansimit, raketa arrin shpejtësi prej 4 Mah-ë, praandarj është raketa më e shpejtë tokë-ajër në botë në kategorinë e saj. STARStreak përdoret nga ushtria Britanike që nga viti 1997.