Është ulur TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0, tha në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Siç tha ai, masa i referohet produkteve ushqimore bazë.
“Produktet bazë që do të mbulojë kjo masë janë: buka, sheqeri, mielli i llojit 400, vaji i lulediellit, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Ne ngrijmë marzhet për produktet ushqimore bazë. Me këtë masë parandalojmë krijimin e fitimit të tepruar dhe do të zbutet tronditja e çmimeve për një kategori të caktuar të produkteve ushqimore”, tha Kovaçevski.